AutoShkolla
Online
Testet
Rreth nesh
Shqipëri
Kosovë
Maqedoni e Veriut
Северна Македонија
Shqipëri
Kosovë
Maqedoni e Veriut
Северна Македонија
Kat. C,C1
Testi 1
Pyetja
1 nga 12
3 pikë
Çdo shofer pas marrjes së patentë shoferit të kategorisë “C”, pavarësisht nga ajo që tani më e ka atë të kategorisë “B”:
llogaritet për shofer – fillestar, në periudhë prej dy vitesh nga marrja e patentë shoferit
nuk llogaritet për shofer – fillestar, meqenëse paraprakisht ka përvojë shoferi
llogaritet për shofer fillestar në periudhë vetëm prej një viti nga skadimi i saj
Kat. C,C1
Testi 1
Pyetja
2 nga 12
3 pikë
Masa më e madhe e lejuar e rimorkios me dy boshte është:
18 ton
15 ton
12 ton
Kat. C,C1
Testi 1
Pyetja
3 nga 12
3 pikë
Në rrugë jashtë vendbanimit, shoferi me automjetin nuk guxon të lëvizë me shpejtësi më të madhe se:
80 km/h
shpejtësia e caktuar me shenjën e komunikacionit të vendosur në rrugë
80 % nga shpejtësia e kufizuar për atë kategori automjetesh
Kat. C,C1
Testi 1
Pyetja
4 nga 12
3 pikë
Nëse vjen deri te ndarja e mjetit bashkëngjitës nga automjeti tërheqës:
sistemi për frenim në mjetin bashkëngjitës do të kyçet automatikisht
retarderi e merr frenimin e mjetit bashkëngjitës
do të aktivizohet frenimi motorik i mjetit bashkëngjitës
sistemi i frenimit të mjetit tërheqës do të aktivizohet automatikisht
Kat. C,C1
Testi 1
Pyetja
5 nga 12
3 pikë
Në kategorinë ``C+E`` bëjnë pjesë grupe automjetesh, ku automjeti tërheqës i së cilës bën pjesë në kategorinë “C”, në të cilën mund të shtohet mjet bashkëngjitës ku masa e përgjithshme e së cilës është më e madhe se:
550 kg
650 kg
750 kg
Kat. C,C1
Testi 1
Pyetja
6 nga 12
5 pikë
Shoferi i automjetit transportues të mallrave (të treguar në fotografinë), ku pika më e nxjerrur e ngarkesës, e cila e tejkalon më tepër se një metër nga pika më e largët e pjesës së prapme të automjetit:
në mënyrë të rregullt e shënon me tabelë në formë katrori, të ngjyrosur me vija të pjerrëta paralele me ngjyrë reflektuese portokalli dhe të bardhë
e ka shënuar në mënyrë jo të rregullt, me qenë se është dashur që ta përdorë trekëndëshin e sigurisë
e ka shënuar në mënyrë jo të rregullt, me qenë se është dashur të përdorë pëlhurë të kuqe
Kat. C,C1
Testi 1
Pyetja
7 nga 12
3 pikë
Shoferi që drejton me automjet motorik ngarkues, apo me grup automjetesh, masa më e madhe e lejuar e të cilit është më e madhe se 3.500 kg, në kohë prej 24 orësh me atë automjet nuk guxon të drejtojë më gjatë se:
katër orë vozitje të pandërprerë
katër orë e gjysmë vozitje të pandërprerë
pesë orë vozitje të pandërprerë
Kat. C,C1
Testi 1
Pyetja
8 nga 12
3 pikë
Lejën për transport grupor të udhëtarëve me automjet transportues të mallrave e jep:
Stacioni për kontrollim teknik të automjeteve
Ministria e Punëve të Brendshme
Ministria e Transportit dhe e Lidhjeve
Kat. C,C1
Testi 1
Pyetja
9 nga 12
3 pikë
Drita- stop nuk është patjetër të kenë automjetet, të cilat në rrugë të rrafshtë nuk mund të zhvillojnë shpejtësi lëvizëse më të madhe se:
10 km/h
20 km/h
30 km/h
Kat. C,C1
Testi 1
Pyetja
10 nga 12
3 pikë
Kur në rrugën publike jashtë vendbanimit, që ka vetëm nga një korsi komunikacioni në një kahe, ku qarkullojnë automjete motorike njëra pas tjetrës, masa më e madhe e lejuar e të cilave është më shumë se 3500 kg dhe gjatësia e së cilës është më e madhe se 7 metra, shoferët janë të obliguar ndërmjet automjeteve:
të mbajnë distancë prej më së paku 50 metra
të mbajnë distancë prej më së paku 100 metra
të mbajnë distancë prej më së paku 200 metra
Kat. C,C1
Testi 1
Pyetja
11 nga 12
3 pikë
Pajisja servo e drejtuesit të automjetit motorik instalohet për shkak të:
mbrojtjes së pajisjes për drejtim nga dëmtimet
mbrojtjes so shoferit gjatë aksidentit eventual me automjetin
zvogëlimit të fuqisë së nevojshme të vozitësit gjatë drejtimit me timonin e automjetit
Kat. C,C1
Testi 1
Pyetja
12 nga 12
5 pikë
Shpejtësia e lëvizjes së automjetit transportues të mallrave, ku masa më e madhe e lejuar e të cilit nuk është më e madhe se 7.5000 kg (e treguar në fotografi), kur qarkullon në rrugë publike, kufizohet në:
90 km/h
80 km/h
70 km/h
Pas
Para